Lajmet e fundit
Skuadra nga Parc des Princes është e interesuar të sigurojë shërbimet e asit të Qytetarëve, megjithëse ai ka një ofertë për rinovim kontrate me skuadrën nga Etihad Stadium

Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për të transferuar belgun e Manchester City, Kevin De Bruyne.
Pasi shpenzoi dicka më shumë se 400 milionë euro për të afruar në skuadër dy sulmues, Neymar dhe Kylian Mbappe, drejtuesit e klubit parisien duan edhe De Bruyne.
Qytetarët i kanë ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, yllit të skuadrës së tyre, por ky fakt nuk e tremb aspak klubin francez që do të bëjë çmos për të bashkuar me Neymar e Mbappe.