Lajmet e fundit

Paris Saint Germain, po i bën përpjekjet e fundit për ta mbajtur Kylian Mbappen.
PSG-ja i ka bërë një ofertë të çmendur atij.
Oferta është e vlefshme 72 milionë euro në vit, raporton gazeta franceze "L'Equipe".
Sulmuesi francez do të merrte para më shumë se Ousmane Dembele (€1.12M), Marquinhos (€1.12M), Lucas Hernandez (€1.1M), Milan Skriniar (€1.1M) e Gianluigi Donnarumma (€850K), që marrin së bashku.
25-vjeçari është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me klubin nga “Parku i Princave” dhe është i vendosur për t’u larguar prej aty, për ta provuar një eksperiencë të re.
Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Monacos do të përfundojë në Real Madrid.
Sidoqoftë, sheikët arabë po mundohen ta joshin me oferta të reja në mënyrë që t’ia kthejnë mendjen dhe ta bindin që të qëndrojë në klubin parisien.