Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ndeshet sonte me liderin e Ligës së Kampionëve në sezonin e rregullt, Liverpoolin.
Parisienët numërojnë dhjetë fitore rresht në të gjitha garat, mirëpo sonte kanë një punë të vështirë me të Kuqtë e Premier Ligës në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.
Në këtë garë ata janë takuar dy herë në fazën e grupeve më 2018, ku Liverpooli e kishte fituar lojën në Anfield Road, 3:2, ndërkaq PSG-ja atë në Parkun e Princave, 2:1.