Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain duket se po synon që ta transferojë një tjetër sulmues të Interit, Romelu Lukakun, sipas Calcio Mercato-s.
Më herët ata e kishin transferuar Mauro Icardi-n, mirëpo tani duket se e duan belgun të cilin pronarët e ri të Interit mund ta shesin si pasojë e problemeve ekonomike të ardhura nga pandemia.
Kampioni në fuqi i Francës duket se do që ta sjellë në radhët e veta ish-yllin e Manchester United-it, për të cilin interesim ka shprehur edhe Manchester City.
Lukaku deri tash ka regjistruar 78 paraqitje për Zikaltrit, duke arritur t’i realizojë plot 54 gola.