Kampionët aktual francezë dhe evropianë, kanë fituar ndeshjen e xhiros 21 të Ligue1, përkatësisht derbin 'Le Clasique' ndaj Marseilles, me rezultat 5-0.
PSG-ja e nisi mirë takimin ku që në minutën e 12-të realizoi Ousmane Dembele për 1-0. I njëjti u përkujdes, që pjesa e parë të mbyllej 2-0 me supergolin e realizuar në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë kur pritej që Marseille të reagonte, PSG-ja realizoi për 3-0 pas një autogoli të Facundo Medinas. Vetem dy minuta më vonë, Kvaratskhelia shënoi për 4-0, derisa golin e fundit e realizoi Lee Kang-In në minutën 74-t.
PSG-ja me këtë fitore e rikthen vendin e parë në renditje, me dy pikë më shumë sesa Lens, derisa Marseille kalon në vendin e 4-të, me 12 pikë prapa liderëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.