Lajmet e fundit

Dy barazime radhazi për Paris Saint Germain-in në ligën e parë franceze.
Pas Bordosë skuadra e trajnerit Luarent Blanc u ndal në një tjetër barazim këtë herë me rezultatin 1-1 nga Reims në transfertë.
Edhe pse dominuan lojën për pjesën më të madhe të kohës parizienët nuk u treguan shumë efikasë përpara portës së mbrojtur nga Agassa. Blanc e nisi me 4-shen Lucas-Pastore-Lavezzi-Ibrahimovic përpara por pavarësisht se në sulm kishte lojtarë të kalibrit Botëror, Parisi e kishte të vështirë të cante mbrojtjen e mirëvendosur të Reimsit, njofton Supersport.
Në të 65-tën trajneri i kampionëve të Francës aktivizoi Cavanin dhe Di Marian në vend të Lucas dhe Lavezzit por as hyrja në fushë e këtyre dy futbollistëve nuk ndryshoi shumë në lojën e Paris Saint Germain-it. Në minutën e 83-të ishin vendasit ata që zhbllokuan shifrat me golin e Siebatcheut pas asistit të De Preville.
Gjithsesi festa e Reims zgjati vetëm pak sekonda pasi Edinson Cavani vendosi sërish baraspeshën në këtë takim duke realizuar golin e tij të 5-të në kampionat.
Gjithçka përfundoi në barazim 1-1 me Parisin që pas këtij rezultati rimori vendin e parë në klasfikim në kuotën e 14 pikëve.