Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë të Tottenham Hotspur, Danny Rose, sipas Le10Sport.
Kampionët në fuqi të Francës po kërkojnë përforcime në pozitën e majtë në mbrojtje, pas largimit të Yuri Berchiche-s, dhe performancave mediokre në stinorin e kaluar nga Layvin Kurzawa.
PSG e ka shënjestruar Rose-n edhe në të kaluarën, ndërkaq tani vetëm sa iu është ringjallur interesimi në përfaqësuesin e Anglisë.