Lajmet e fundit
Xavi Hernandez mund të mos shkojë në Katar. Paris Saint Germain ka shprehur interes për të huazuar spanjollin për një vit.

Paris Saint Germain është i interesuar për Xavi Hernandez. Ish lojtari i Barcelonës lajmëroi ikjen nga Camp Nou javën e kaluar për tek skuadra Al-Sadd. Presidenti i Al-Saad është vëllai i Emirit të Katarit, Tamim bin Hanad al-Thani, pronar i PSG.
Shkuarja e spanjollit tek kampionët e Francës është negociar në fshehtësi sikur edhe shkuarja e Frank Lampard në Manchester City. Pas nënshkrimit për një vit me FC Neë York, ai ishte huazuar tek 'Citizens', pasi të dy klubet kishin të njejtin pronar. Në rastin e Xavi-t, PSG nuk do të kishte nevojë të paguante asgjë.
Për të marrë Xavi në Katar, skuadra është dashur që t'i siguroj të shoqes, prindërve e vëllezërve të tij punë dhe stabilizim.
Xavi është perfekt për kërkesat e e Laurent Blanc, që e cilëson stilin e lojës së Barcelonës si 'inspirim kyq'.