Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka shprehur gatishmëri për t’ia shitur Neymarin, Barcelonës.
250 milionë euro apo 100 milionë plus Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo do t’i mjaftonte klubit francez që ta linte brazilianin që të rikthehej në Camp Nou, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Klan Kosova.
Opsioni i dytë besohet se ka qenë më i parapëlqyer për PSG-në, por që asnjëri prej lojtarëve nuk ka qenë i interesuar që të kalonte në Parc de Princes.
Dyshja ka qenë gjatë e përmendur se mund të bashkohet me PSG-në si pjesë e marrëveshjes së mundshme për Neymar.