Lajmet e fundit
Skuadra nga Parc des Princes është e interesuar ta transferojë teknikun portugez, megjithëse ai nuk ka shprehur dëshirë të largohet nga Old Trafford

Paris Saint-Germain do të mundohet ta bindë Jose Mourinho ta lë Manchester United të kalojë në kryeqytetin francez në fund të edicionit.
Megjithëse tekniku rinovoi kontratën deri më 2020, gjiganti francez do të mundohet që gjatë verës ta sigurojë kalimin e tij në Parc des Princes.
Vet portugezi ka thënë se nuk e mendon largimin nga Old Trafford, por pasi Unai Emery dështoi në Ligën e Kampionëve, Mourinho do të kthehet në prioritet të francezëve.