Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain është gati ta bëjë një transferim në vlerë të 112 milion eurove për yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen.
26 vjeçari ende nuk e ka firmosur kontratën e re që Tottenhami i ka ofruar këtë verë, në kohën e bisedimeve të vazhdueshme - dhe kjo ka alarmuar klubet më të mira të Evropës.
PSG ka qenë prej kohësh e interesuar për Eriksen, një lojtar kyç për menaxherin e Spursave, Mauricio Pochettino,transmeton Klan Kosova.
Përveç PSG, interesim për mesfushorin ka shfaqur dhe Real Madridi, që do të hidhej në sulm në rast shitjeje të Luka Modriqit tek Inter.