Paris Saint Germain, ka arritur fitore në 2:1 derbin e parë lokal ndaj Paris FC pas pothuajse 48 viteve.
Xhiroja e 17 respektivisht, pjesa e parë e sezonit u mbyll me ndeshjen derbi të kryeqytetit francez.
PSG e dominoi totalisht ndeshjen, duke arritur golin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Desire Doue.
Në pjesën e dytë Paris FC u aktivizua më shumë në fazën ofansive, duke fituar një penallti në minutën e 51-të, të cilën e konvertoj në gol Willem Guebbels.
Festa e musafirëve zgjati vetëm 2 minuta, ku fituesi i topit të artë, Ousmane Dembele rikthej avantazhin me një goditje, e cila u devijua në rrjet nga mbrojtësi Mbow.
Ky ishte vetëm derbi i tretë mes këtyre skuadrave në Ligue 1 dhe i pari që nga dy ndeshjet e vetme të luajtura në edicionin 1977/78, të cilat kishin përfunduar në barazim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.