Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain duket se nuk po heq dorë nga Kylian Mbappe.
Trajneri i këtij klubi, Unai Emery, u takua me ekipin e Mbappe vikendin e kaluar duke tentuar që ta bindë sulmuesin e Monacos që të kalojë në klubin kryeqytetas, raporton L’Equippe.
Arsenal dhe Real Madrid janë disa nga klubet që po tentojnë ta transferojnë tinejxherin senzacional, por PSG është e vendosur që ta fitojë garën për përfaqësuesin e Francës, shkruan Goal.