Lajmet e fundit
Skuadra nga Parc des Princes duhet ta blejë mesfushorin gjerman të trembëdhjetë herë kampionit të Europës, mendon mesfushori i pensionuar së fundmi

Paris Saint-Germain duhet të mundohet ta transferojë Toni Kroos gjatë afatit kalimtar të verës, ka thënë Thiago Motta.
Mesfushori gjerman ka qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të Real Madrid, që arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve në tre edicionet e fundit.
"Do të doja ta shihja tek PSG. Ai do të përshtatej mirë me skuadrën. Është mesfushor që mund të luajë në disa pozita. Ka kohë të gjatë që e admiroj", ka theksuar Motta.
Kroos ka kohë që përcillet nga skuadra të mëdha të Europës, si Manchester United e Manchester City, por Real Madrid nuk ka treguar vullnet për ta lënë të largohet.