Lajmet e fundit

Epoka e Christophe Galtier te PSG po shkon drejt fundit.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe seria e humbjeve në Ligue 1 duket se nuk do të kapërdihet nga drejtuesit e klubit nga Parisi, PSG.
Në mediet franceze madje po qarkullojnë emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë 56 vjeçarin.
Listës së të dëshiruarve i prinë i sapo shkarkuari nga Bayern Munchen, Julian Nagelsman.
I preferuar në Paris është edhe Zinedine Zidane i cili po heziton të rikthehet në zejen e trajnerit.
Shkarkimi i Galtier mund të ndodhë edhe para fundit të këtij stinori në rast se PSG dështon të fitoj në dy ndeshjet e radhës ndaj Nice dhe Lens.