Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain është e gatshme që t’ia ofrojë Barcelonës Kylian Mbappe-në dhe një shumë parash, në këmbim të Philippe Coutinho-s, raporton El Pais.
E gjithë kjo shkaku i Neymarit i cili po raportohet se nuk po ndjehet komod që të luajë përkrah talentit francez, i cili pritet të kalojë përfundimisht te PSG-ja për 180 milionë euro në fund të stinorit.
Lideri i Ligue 1 raportohet se është i gatshëm ta lë 19 vjeçarin që të largohet, nëse mund ta sjellin shokun dhe bashkëkombësin e Neymarit, pavarësisht se ai sapo është transferuar në Camp Nou nga Liverpool.