Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka shtyrë përpara përpjekjet për ta blerë portierin Gianluigi Donnarumma.
Kampioni i Ligue 1 dëshiron që ta marrë atë nga Milani dhe klubit italian t’ia jap Alphonse Areola si kthim, shkruan Gianluca Di Marzio, transmeton Klan Kosova.
20 vjeçari është kaherë cak i skuadrës nga Parc des Princes, të cilët tash janë të përcaktuar për ta transferuar.
Bisedimet kanë nisur dhe PSG thuhet se kanë vullnetin që ta përfshijnë edhe Areloa si pjesë e marrëveshjes në mënyrë që çmimi të jetë më i lirë.