Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain dëshiron që në radhët e veta t’i ketë dy futbollistët më të mirë në botë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi ka fituar katër herë topin e artë, kurse portugezi ka tre sosh.
Ata do t’i kushtojnë klubit parisien afro 300 milionë euro, shumë e cila nuk paraqet problem që klubi t’i paguajë, por që rregullat e Fair Play Financiar nuk thonë se një gjë e tillë mund të ndodhë.
Të dy super yjet verën e ardhshme mund të kalojnë në PSG, ka thënë gazetari i sportit të Le Parisien, Severac Dominique.
Ai ka thënë se përveç tyre PSG do të provojë të nënshkruajë edhe me Neymar dhe Aguero në planin B, transmeton Klan Kosova.
Paramendojeni sikur Messi dhe Ronaldo të luanin së bashku!