Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain është afër që të merret vesh me Neymar-in për rinovimin e kontratës së tij, raporton Europe 1.
Raporti vjen nga Isabela Pagliari, një gazetare braziliane e cila thuhet se është e afërt me ish-yllin e Barcelonës.
29 vjeçari ishte përfolur për një largim nga kampioni i Francës, mirëpo javëve të fundit është raportuar se ai po ndihet i lumtur në “Parkun e Princave”.
Për më tepër, ishte vetë Neymar ai që pohoi se është i lumtur te klubi nga kryeqyteti.