Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain po e konsideron një ofertë prej 100 milionë eurosh për Jan Oblak nga Atletico Madrid, raporton RMC Sport.
Atletico nuk është e interesuar që ta lë sllovenin që të largohet, dhe kontrata e tij parasheh që ai të qëndrojë në “Wanda Metropolitano” deri më 2021.
Megjithatë, PSG thuhet se është e gatshme që t’i ofrojë 100 milionë euro të klauzolës së tij, në mënyrë që ta lirojë atë nga kontrata e tij.
Përpos liderit të Ligue 1, për të interesim kanë shprehur edhe Chelsea dhe Arsenali.