Lajmet e fundit

Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne i bëjmë vetes. Përherë duam që t’i arrijmë sa më shpejt gjërat që na pëlqejnë dhe sa herë që nuk i arrijmë ato, fajësojmë Zotin se është duke na ndëshkuar për diçka që mund të kemi bërë në të kundërt të vullnetit të Tij. Arrijmë deri aty saqë na lëkundet besimi ynë, vetëm për këtë gjë.
Por çfarë ndodh në të vërtetë? Pse ndodh që Zoti nuk na jep gjërat që ne duam në kohën që ne i duam t’i kemi ato? Dikush që beson vërtet, do të thoshte se Zoti është gjithë kohës duke na vënë në prova për të parë besimin tonë. Në fakt, ka plotësisht të drejtë. Edhe kjo gjë është një sprovë që ne duhet ta kalojmë, sepse Zoti do të na tregojë se asnjë dëshirë e jonë nuk mund të krahasohet me besimin që ne duhet të kemi. Është pikërisht forcimi i besimit tonë në Zot ai që vjen përpara çdo dëshire që ne mund të kemi.
Nga ana tjetër, edhe pse neve mund të na pëlqejë shumë ajo gjë që po kërkojmë, ndoshta nuk jemi ende gati për ta pasur atë. Mund të na duket sikur jemi, por ne nuk e dimë më mirë se Zoti këtë gjë. Ai përherë përpiqet të na përgatisë sa më mirë, të na bëjë më të fortë për t’u përballur me gjithçka që do të na parashtrohet përgjatë jetës sonë. Duhet thjesht të jemi të duruar dhe të mos humbasim besimin që kemi në Zot, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Do të vijë koha, kur do të kemi gjithçka që dëshirojmë dhe në atë moment, duhet të jemi plotësisht të bindur se jemi gati ta pranojmë atë gjë.