Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure ka humbur peshë trupore vetëm që të kthehet në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, siç raporton Goal.com, ka humbur tetë kilogramë.
Ai arriti që të shënojë të dy golat në ndeshjen kundër Crystal Palace që ia dhuruan fitoren The Citizens.
Gjiganti media sportiv raporton se futbollisti është përgatitur prej kohësh që të luajë në fushat e blerta përtej moshës 40 vjeçare, prandaj thuhet se edhe ka zgjedhur numrin 42 ta bartë në fanellë./Klan Kosova/