Më 31 janar 2022 u emërua si trajner i Evertonit. Frank Lampard për më shumë se një vit në krye të kësaj skuadre, ka drejtuar Evertonin në 44 ndeshje, nga to ka vetëm 12 fitore, 8 barazime e 24 humbje. nëse përkthehet në përqindje, i bie vetëm 27.3% të ndeshjeve të fituara.
Kjo përqindje e dobët fitoresh, ka shtyrë bordin e klubit që ta shkarkoj nga pozita e kryetrajnerit.
Aktualisht, Everton në tabelën e Premier Ligës është në vendin parafundit, atë të 19-të me vetëm 3 fitore, 6 barazime e 11 humbje, kurse ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 20 ndeshje të zhvilluara.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.