Lajmet e fundit

Madje reperi duket se ka bërë edhe një tjetër kompromis të madh.
Sipas raportimeve të TMZ, ai ka pranuar që mos të lejojë asnjë fanse femër pranë tij gjatë paraqitjes në Super Bowl në Atlanta, këtë vikend.
“Ai dëshiron që Cardi ta dijë se ai është serioz për martesën e tyre”, ka thënë tutje ky burim, transmeton Klan Kosova.
Më 5 dhjetor, TMZ kishte raportuar se martesa e çiftit ishte në krizë pasi kishin dalë disa mesazhe online nga muaji qershor – vetëm disa javë para se ata të bëheshin prindër.
Në këto mesazhe, Offset i kërkon një gruaje që të kenë një marrëdhënie seksuale treshe me të.
Offset, në ditëlindjen e tij, kishte vetëm një dëshirë: të pajtohet me bashkëshorten Cardi B.
Reperi kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram një video me kërkim falje për Cardi B duke thënë se “të kam turpëruar, të kam bërë të çmendesh. Kam marrë pjesë në diçka që nuk duhet të merrja pjesë, të kërkoj falje”.
https://www.instagram.com/p/BrZGPbml02p/?utm_source=ig_embed