Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë komentuar daljen e Edit nga shtëpia.
I pari që ka folur është Milaimi, i cili tha se më së shumti ndikoi gabimi që bëri Edi.
“Mendoj që Edi në fund ishte shumë real, vetja e vet, agresiviteti i vet. E kam parë gjithë mbrëmjen që ka qenë i stërngarkuar në aspektin psikologjik, ka qenë i pagjumë, e ka goditur gabimi që e ka bërë”, u shpreh Milaimi.
Kurse Olta tha se goditja e fundit ndaj tij ishte nominini i hapur nga banorët.
“Ai tregoi që i mbizotëroi sedra. Ai kërkoi falje, dhe duhet të vëresh, ishte i penduar, nuk mund të gjykosh një njeri të penduar. Goditja e fundit për mua ishte nominimi i hapur, gjithë banorët që e nomimuan, ai nuk duroi më”, ka thënë Olta.
https://www.youtube.com/watch?v=bR-1on8GnD4
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.