Lajmet e fundit

Arturo Vidal, ka thënë se do i është bashkuar Bayern Munich-ut këtë verë, për të përmbushur ambicien e tij: fitoren në Champions League.
Kiliani i cili u shpërngul në Allianz Arena nga Juventusi për një marrëveshje prej 40 milionë euro, ishte një finalist që e humbi lojën me Barcelonën.
I mbështetur edhe nga trajneri i kombëtares së tij, Jorge Sampaoli, Vidal e ka pranuar se shpresat për të marrë trofeun e famës, i ka mbështetur te transferi i tij.
“Sampaoli menjëherë e ka pranuar se është një opsion i mrekullueshëm për mua”, ka thënë Vidal për Sport Bild. “Sidomos duke u bazuar në dëshirën time për t fituar Ligën e Kampionëve. Secili lojtar e ëndërron që ta ketë kupën një herë në dorë”, transmeton Klan Kosova.
“Vendimi për t’iu bashkuar Bayern-it ishte fare i lehtë”.
Vidal ka thënë se ideja që do të punonte me Pep Guardiola-n, ishte pothuajse faktori kryesor që qëndronte pas vendimit të tij.