Lajmet e fundit

39% e grave e kanë pranuar se i kanë tradhtuar fizikisht bashkëshortët e tyre. Psikoterapisti M. Gary Neuman, ka dhënë disa këshilla se si ta parandaloni tradhtinë e gruas tuaj, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Sipas një studimi që ai vet ka bërë në 400 gra, ka arritur në përfundim se 39% e tyre përfshihen në një tradhti bashkëshortore për arsye të ndryshme, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
“Ndoshta keni menduar se gratë nuk tradhtojnë, mirëpo 39% e tyre kanë thënë se kanë tradhtuar fizikisht burrat e tyre. Arsyeja se pse ato tradhtojnë, është një kombinim i pakënaqësive emocionale dhe seksuale në martesën e tyre. Mirëpo çka mund të bëjnë burrat që të mos tradhtohen nga gratë”.
Sipas psikologut, faktori numër një që i bën gratë më të lumtura dhe besnike, është koha që u kushton bashkëshorti.
“Gratë duan që tu kushtoni kohë. Ato që kalojnë 30 minuta në ditë duke folur pa ndërprerë më burrat e tyre janë më të lumtura në martesë. Përveç kësaj duan vlerësim. Burrat duhet të bëjnë gjithçka që t’iu tregojnë grave se janë të vlerësuara. Prandaj, ndani kohë që t’ia bëni një telefonatë, t’i thoni që e doni apo një mesazh e pse jo edhe ndonjë lule kur shkoni në shtëpi nga puna”, thotë Neuman.
Ndërsa, faktori i tretë pse gratë zgjedhin t’i tradhtojnë burrat, është kur ato nuk dëgjohen.
“Të dashur burra, nuk është puna juaj që t’i jepni këshilla e as të mbani anë, vetëm dëgjojeni bashkëshorten tuaj. Kur ajo flet me ju, e vetmja gjë që duhet të bëni, është të mendoni se si është të jesh në “këpucët” e saj”.
Nga hulumtimi i psikologut amerikan, motivi tjetër, por jo më pak i rëndësishëm i tradhtisë së grave, është seksi i rrallë.
“Gratë që janë të lumtura në martesë, bëjnë shumë më shumë seks se ato të palumturat. 10 herë në muaj të paktën, i duhet një gruaje për të qenë e lumtur me martesën. Çelësi i një seksi të mrekullueshëm për gratë, është madhësia e zemrës së bashkëshortit të saj”.