Lajmet e fundit

Gratë që konsumojnë paracetamol gjatë shtatzënisë rrezikojnë t’ia ulin nivelin e IQ-së fëmijës së tyre, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Përdorimi i këtij ilaçi gjithashtu lidhen me rrezikshmëri më të lartë për çrregullim të hiperaktivitetit dhe deficit të vëmendjes (ADHD).
Studiuesit nga universitetet amerikane, duke përfshirë Harvard-in, kanë rishikuar nëntë studime të cilat kanë analizuar 150,000 nëna dhe fëmijë.
Të gjeturat tregojnë se balanca e hormoneve në mitër ndryshon pas përdorimit të paracetamolit, ndryshe e njohur si acetaminophen (APAP).
Studiuesit kane paralajmëruar se ekspozimi ndaj APAP është shumë i shpeshtë dhe se edhe implikimet më të vogla shëndetësore paraqesin rrezik të lartë.