09.05.2019 · përditësuar para 2620 dite1 min lexim
Jennifer Lopez mund të jetë dukur me shumë vetëbesim dhe e lumtur në tapetin e kuq të Met Gala 2019, por nuk ishte gjithçka e tillë për yllin e muzikës pop.
Në një video që këngëtarja e ka postuar në llogarinë e saj në Youtube ku shihen prapaskenat e kësaj ngjarje vërehet se Lopez ka pasë edhe disa momente shumë emocionale.
“Duket qartë që ne jemi shumë më të mërzitur këtë vit – madje unë qava gjatë provës së parë për fustanin tim”, ka thënë J.Lo duke treguar për fustanin e saj të markës "Versace".
Këngëtarja dhe aktorja 49 vjeçare është emocionuar shumë për shkak të lidhjes së saj të ngushtë me Luigi Massi, një nga dizenjatorët e markës “Versace” i cili ka vdekur muajin e kaluar në moshën 53 vjeçare pas një sulmi në zemër.
Fustani që J.Lo e kishte të veshur në Met Gala ishte një nga fustanet e fundit që ai ka dizajnuar para se të ndërronte jetë.
“E di që Luigi po e dizajnonte këtë fustan pak para se të vdiste dhe kjo është shumë e vështirë për mua, por është edhe një vlerësim për punën e tij”, ka thënë fituesja e çmimit Grammy.
https://www.youtube.com/watch?v=GMZ04DG8mPU
Fustani ngjyrë u krijua për 50 ditë derisa Jennifer Lopezit iu deshën edhe shtatë orë shtesë që të dukej mrekullueshëm në këtë ngjarje shumë të rëndësishme në botën e modës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.