Akademia më e mirë ushtarake në SHBA, West Point, është duke i hetuar 16 ushtare kadete pasi që kanë postuar një fotografi jashtë një kazerme të Akadimisë Ushtarake Amerikane.
Arsyeja pse West Point është duke i hetuar këto kadete është sepse në fotografi ato janë paraqitur të gjitha me një grusht të ngritur lart, gjest që ka qenë e lidhur me lëvizjet politike për shekuj me radhë, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të namit jo të mirë të këtij gjesti, ka bërë që shumë njerëz të argumentojnë se kjo është shkelje e rregulloreve të Departamentit të Direktivës Mbrojtëse.
Kjo direktivë thotë se anëtarët e forcave të armatosur nuk “duhet të angazhohen në veprimtari politike partiake”.
“Ne mund të konfirmojmë se kadetet në këtë fotografi janë anëtare të Ushtrisë Amerikane në klasën e vitit 2016”.
“Zyrtarët e Akademisë janë duke hetuar rastin”, ka thënë drejtori për marrëdhëniet me publikun njëkohësisht nënkoloneli, Christopher Kaster.
Kjo fotografi u publikua në rrjetet sociale gna John Burk, një ish ushtar i cili këtë fotografi e kishte postuar nën titullin “Racizmi në West Point”.
Ky postim i tij është shpërndarë më shumë se një mijë herë në Facebook.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.