Lajmet e fundit

Më shumë se 20 mijë gra shtëpiake në Indi janë vetëvrarë në vitin 2014.
Pikërisht në këtë vit 5,650 fermerë vranë veten në këtë vend, transmeton Klan Kosova.
Pra numri i vetëverasjeve të shtëpiakeve në krahasim me fermerët është 250 përqind më i madh.
Por ndonëse numri i shtëpiakeve të vetëvrara është alarmant ato nuk kanë bërë pothuajse fare lajm në mediat indiane.
Në fakt, rreth 20 mijë shtëpiake indiane vrasin veten në Indi që prej vitit 1997, madje në vitin 2009 statistikat kanë regjistruar 25,092 vetëvrasje të grave.
Ndonëse vetëvrasjet tek kjo kategori kanë rënë në 9.3 përqind në vitin 2014, prapë se prapë numri i tyre është më i madh se numri i vetëvrasjeve të fermerëve.
Peter Mayer, që jep mësim në Universitetin e Adelaide ka kaluar shumë kohë duke studiuar sociologjinë e vetëvrasjeve në Indi e duke pyetur se pse numri i vetëvrasjeve tek amviset në Indi është kaq i lartë dhe ka kaq pak vëmendje në media?
Hulumtimi i Mayer sygjeron se në vendet perëndimore, “martesa i mbron gratë nga vetëvrasja”.
Pra, që njerëzit e martuar kanë më pak predispozita për ta vrarë veten – kjo duke u bazuar në hulumtime të bëra në SHBA dhe Australi.
Por India dallon shumë nga perëndimorët.
Gati 70 përqind e njerëzve që u vetëvranë në vitin 2011 ishin të martuar – 70.6 përind e tyre burra dhe 75 përqind gra.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën “The Lancet” në vitin 2012, numri i vetëvrasjeve të grave në Indi mbi moshën 15 vjeçare është më shumë se dy herë më e lartë se sa numri i grave në të njejtën moshë që vetëvriten në vendet e tyre, madje është shumë i përafërt me Kinën.
Sipas Mayer që është është autor i “Vetëvrasja dhe shoqëria në Indi”, dhe bashkëhulumtuesit të tij, Della Steen, rreziku i vetëvrasjes është më i lartë në dekadën e parë dhe të dytë të martesës.
Mayer beson se një ndër shkaktarët e vetëvrasjeve tek amviset është konfliktet mes bashkëshortëve dhe prindërve të tyre “lidhja në mes të vjehërrve të cilët janë shumë pak të edukuara dhe nuseve të djemve të tyre”.
Sipas studimit të Joanne Moller gratë e edukuara e që martohen me dashuri mund të jenë më të lidhura me ta dhe kështu kërkojnë që të ndahen nga prindërit e tij në mënyrë që të fillojnë vet një familje.