Lajmet e fundit

Fillim i mbrapsht i Chelseas
Kampioni i Premier Ligës nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Swensea.
Momenti vendimtar i ndeshjes duket se ka qenë portieri Thibaut Courtois i cili është përjashtuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë, duke i dhuruar skuadrës kundërshtare edhe një penalti.
Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 23-të, pas një goditje të lirë të Oscar, por mysafirët arritën të barazojnë menjëherë përmes Andre Ayew (29’).
Megjithatë, vetëm një minutë më vonë, kampionët rikthyen epërsinë, falë një gjuajteje të Willian që u devijua në gol nga mbrojtësi i Swansea, Federico Fernandez.
Goli i barazimit erdhi nga Gomis në minutën e 54 nga penalltia, shkaktar i së cilës ishte portieri i Chelsea.
Pas barazimit analistët e kanë kritikuar shumë vendosjen e lojtarëve dhe lojën taktike të Jose Mourinhos.