Lajmet e fundit

Nëse dëshironi që të keni një punë të lumtur është e rëndësishme që të ndryshoni vendin e punës në mënyrë që të mos keni të njëjtin ambjent pune për një kohë të gjatë. Ja arsyet se pse duhet ta ndryshoni vendin e punës;
Evoluim i shpejtë i setit të aftësive
Është në natyrën e njeriut që të rehatohet dhe të vendosë një rutinë të parashikueshme. Nëse jeni në gjendje ta kryeni punën tuaj me kompetencë, ju mund të ndiheni pak të motivuar, të përmirësoheni ose rinovoni aftësitë tuaja rregullisht. Nëse ky jeni ju, mos u bëni merak, nuk jeni i vetmi. Por ju mund të dëshironi të dini se, çfarë po ndodh në tregun e punës. Kompanitë janë gjithmonë në ndryshim në mënyrën e bërjes së biznesit dhe se si i zënë pozitat e tyre.
Avancimet teknologjike
Teksa teknologjia evolon, po kështu ndodh me 'fasadën' e të gjitha industrive. Nëse ju keni një punë teknike, mbani dijeni se çfarë po ndodh në industrinë tuaj. Ndërsa punëdhënësi juaj aktual nuk mund të adaptojë platforma ose teknologji të reja, këtë mund të bëjnë konkurrentët e tij. Kështu që vihuni në lëvizje…
Perceptimi
Paramendoni se jeni përfshirë në një lidhje dhe zbuloni se partneri/ja juaj sapo ka dalë nga një marrëdhënie 12-vjeçare. Mendoni se si do e perceptonit atë person dhe se si ai ose ajo mund të lidhet me ju. E padrejtë apo jo, ju do të bëni supozime bazuar në jetëgjatësinë e marrëdhënies së mëparshme të lidhjes suaj.
Avancimi në karrierë
Ndërsa mund të qëndroni në të njëjtën kompani për shumë vite, mbajtja e të njëjtit pozicion për më shumë se katër vjet mund të shfaqet problematike. Nëse aspironi të zhvilloheni brenda kompanisë suaj, duhet të kërkoni ta bëni diçka të tillë brenda dy viteve. /albeu.com/