ShBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dyjavor.
Me këtë rast, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Të dhënat kanë treguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.
Por pse është kaq e rëndësishme kjo ngushticë?
Ngushtica e Hormuzit është një arterie kyçe tregtare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.
Rreth 3 mijë anije zakonisht lundrojnë nëpër këtë ngushticë çdo muaj. Mirëpo, kjo shifër ishte ulur ndjeshëm kohët e fundit, transmeton Klankosova.tv.
Ngushtica e Hormuzit është një kanal jetësor për importet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ushqimin, ilaçet dhe furnizimet teknologjike.
https://klankosova.tv/irani-hap-ngushticen-e-hormuzit-nisin-levizjet-e-para-te-transportit-detar1/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.