Nëse keni vonesa të ciklit menstrual, mund të iu shkojë mendja menjëherë në shtatzëni.
Por, sipas ekspertëve shëndetësor kjo mund të ndodh edhe për shkak të stresit ose humbjes së papritur të peshës
Marrja e pilulave kontraceprive dhe stërvitja ekstreme, mund të jenë arsye të tjera të vonësës së ciklit menstrual.
Edhe përdorimi i ilaçeve të ndryshme e sidomos i atyre kundër depresionit dhe kimioterapia mund të ndryshojnë ciklin tuaj menstrual.
Mjekët këshillojnë që të prisni që menstruacionet t’iu vijnë natyrshëm dhe të mundoheni të mos përdorni ndonjë ilaç për t’a nxitur këtë proces.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.