Kryeministri Albin Kurti është pyetur për propozimin e mundshëm që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, raporton Klankosova.tv
Ndonëse gazetarët e pyetën direkt për emrin e Osmanit, Kurti sërish ka hezituar që të flas konkretisht për të, duke u marrë me listën e nënshkrimeve të publikuar mbrëmë.
“Së pari, kryetarin e LDK-së, e kam takuar disa herë. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim. Unë propozime, ai refuzime. Ndërkaq sa i përket paraqitjes së djeshme, ata dolën pas seancës, ndërkohë para seancën nuk e thanë. Letra me 15 nënshkrime do të mund t’i ofrohej LVV në mënyrë institucionale. Me 15 nënshkrime, gjysë kandidati mundesh me bo për aplikim.” - tha Kurti, raporton Klankosova.tv
Në këtë konferencë, Kurti e akuzoi opozitën për bllokadë e më pas i ftoi në seancën që do të vazhdojë nga ora 19:00.
Partitë opozitare e kanë bojkotuar mbrëmë këtë seancë, por edhe sot paradite, duke e akuzuar partinë në pushtet se ka shkelur rendin kushtetues me votimin që u procedua për dy kandidatet e propozuara nga Vetëvendosje. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/abdixhiku-tregon-15-nenshkrimet-e-ldk-se-per-kandidatin-qe-mund-te-jete-edhe-vjosa-osmani22/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.