Lajmet e fundit

Në fakt dashuria kalon nëpër 3 faza kryesore; epsh, tërheqje dhe përkushtim. Faza e parë, të cilës zakonisht i referohemi si "kimi" nuk është asgjë më shumë se puna e estrogjenit dhe androgjenit, (hormone femërore dhe mashkullore të bazuara në funksionin e tyre biologjik për t'u riprodhuar).
Kur këto hormone kalojnë nga faza kulminante në atë të qetësisë, çiftet mund të kuptojnë më mirë se çfarë ndjejnë për njëri tjetrin. Gjërat ndoshta s'duken më si në fillim dhe sjellja e tij s'të duket më aq interesante.
Sigurisht, pasionin mund ta mbani zgjuar për shumë gjatë, edhe pasi periudha e kimisë së zjarrtë të ketë mbaruar. Flisni me njëri tjetrin si në takimin e parë, kapni duart më shpesh dhe përkushtojuni partnerit. Kaq e thjeshtë!/anabelmagazine/