Në jetë, nuk do t’ju bie rasti të takoni shumë mëngjërashë,pasi vetëm 10% e botës është e tillë. Sigurisht një veçori si kjo shoqërohet me fakte surprizues rreth tyre. Fillimisht, lind pyetja: Pse ndodh që disa njerëz shkruajnë dhe bëjnë çdo gjë tjetër me dorën e majtë?
Thuhet se kjo varet që nga pozicioni i bebes kur është ende në barkun e nënës në tremujorëshin e fundit të shtatzënisë. Kjo përcakton cila dorë do të jetë dominantja.
Siç mund ta keni dëgjuar, mëngjërashët kanë edhe disa avantazhe të tjera. Cilat janë ato?
- Janë shoferë më të mirë!
Kjo s’është thjesht një legjendë urbane. Studimet e kryera kanë arritur në përfundimin se mëngjërashët shkaktojnë më pak aksidente se të tjerë. Përveç kësaj, mësojnë ta ngasin makinën më shpejt dhe me më shumë sukses.
- Kanë kujtesë të mirë!
Ata mund t’i pyesësh për ngjarjen e ndodhur 40 vite më parë dhe do të ta tregojnë me detaje.
- Mendojnë përtej kornizës!
Mëngjërashët kanë këndvështrime të tjera kur vjen puna tek zgjidhja e problemeve. Ata janë gjithashtu shumë të zotë në fushat që kërkojnë krijimtari!
- Mëngjërashët janë atletë më të mirë!
Njerëzit që përdorin dorën e majtë janë shumë të aftë në sporte si bejsbolli, tenisi dhe lojëra të tjera, shkruan anabel. Aftësia për të mbajtur kontrollin me dorën tjetër jua mundëson këtë!
