Lajmet e fundit

Gjithmonë e mbani mend se kur ishte hera e fundit që kishit menstruacionet. Kur ato fillojnë të ju vonohen menjëherë filloni me shqetësimet se mos jeni shtatzënë (sigurisht, nëse keni kryer marrëdhënie seksuale).
Mirëpo jo gjithmonë shtatzënia është arsyeja e vonimit të ciklit.
Shtatzënia
Sigurisht se në momentin që vëreni një vonesë në kohën e caktuar, mendja iu shkon te shtatzënia. Nëse iu është vonuar cikli, duhet të bëni një test. Simptomat e shtatzënisë janë plotësisht të njëjta me ato të periudhës pre-menstruale. Fryrjet e gjoksit apo edhe dhimbjet e shpinës, janë gjithashtu të zakonshme kur keni ngjizur një fëmijë.
Pilulat kontraceptive
Konsumimi i pilulave për parandalimin e shtatzënisë, mund të shkaktojë çrregullime hormonale të cilat shkaktojnë vonesën periodike. Nëse keni konsumuar pilula kontraceptive, mundësia për një çekuilibrim menstrual është e madhe.
Fitnesi
Frekuentimi i shpeshtë i palestrës dhe ushtrimet e shumta mund të shkaktojnë crregullime të tilla hormonale të cilat do të prishnin rregullin menstrual. Nëse i ndalni ushtrimet trupi do të fillojë të funksionojë normalisht dhe periodat do t’u trokasin në derë.
Shtimi i peshës
Studimet tregojnë se femrat me mbipeshë kanë cikël jo të rregullt menstrual. Të keni kile më tepër do të shkaktonte çrregullime edhe në ciklin tuaj menstrual.