Specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi, ka treguar se pse është e rëndësishme gjidhënia.
Në një sesion të organizuar nga UNICEF-i, ajo ka thënë se qumështi i gjirit ka rëndësi të madhe tek foshnjat e porsalindura.
“Jo rastësisht qumështi i gjirit, quhet gjak i bardhë. Ka rëndësi të madhe sa i përket ushqyesve mikro të vegjël të cilën janë në përbërjen e qumështit të nënës, sa i përket zhvillimit të një fëmije të porsalindur. Ai përmban substanca që rrisin imunitetin e foshnjës, ndikon shumë mirë sa i përket procesit të të menduarit tek foshnjat dhe zhvillimin e trurit”, tha ajo.
Tutje, Lumi tha se përveç dobive që sjell qumështi i gjirit në shëndetin e fëmijës, është edhe lidhja emocionale nënë-fëmijë.
“Fëmija juaj do të jetë i sigurt për ta ruajtur temperaturën trupore, temperatura s’do të bjerë gjë që rrezikon jetën e fëmijës. Qumështi i gjirit do ta rregulloj nivelin e sheqerit në gjakun e foshnjës, niveli i ulët i sheqerit në gjak rrezikon drejtpërdrejt jetën e një foshnjeje. Pastaj është edhe ana emocionale, përngjitja e fëmijës, është rëndësi e pazëvendësueshme. Në fund të fundit, gjidhënia është proces i natyrshëm”, shtoi mjekja, njofton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.