Lajmet e fundit

Buzëkuqi është një ndër prodhimet e pakta të bukurisë që nuk del kurrë nga moda.
Është një nga disa prodhime të bukurisë e cila kurrë nuk del jashtë trendit, njofton living. Buzët e kuqe janë sinonim i magjisë së përjetshme, elegancës dhe joshjes. Pra, pse duhet të zgjedhim një buzëkuq të kuq?
Nicolas Degennes, drejtor artistik tek Givanchy shpjegon: "Buzët e kuqe të përcjellin jetë. Buzët e kuqe simbolizojnë historinë e bukurisë. Buzët e kuqe përcjellin idenë e energjisë, pasionit. Ngjyra e kuqe përmbledh të gjitha këto fjalë dhe është fjala pasion që e karakterizon këtë ngjyrë".
E kuqja ka një gamë të pasur ngjyrash, ka një nuancë për të gjithë - është çështja vetëm për ta gjetur atë. E kuqja përfaqëson një ngjyrë të veçantë për çdo grua dhe çdo grua është unike.