Lajmet e fundit

Viti 2017 nuk ka qenë i lehtë për qyteti anglez, Manchester, pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena në maj, ku mbetën të vdekur 22 persona.
Por “mankunianët”, si quhen qytetarët e këtij vendi, duket se e kanë marrë veten nga kjo tragjedi, ndërsa mes tyre ju mund ta gjeni arsyen për të e vizituar këtë qytet të pasur me kulturë arkitekturë dhe për laramanin sa i përket mënyrës së jetesës.
Më poshtë keni disa forma se si mund ta shijoni vizitën në Manchester:
1.Ecni në park – psh. në katedralen Gardens, në Muzeun Kombëtar etj.
2.Hani drekën teksa e kryqëzoni lumin Irëell dhe vizitojeni rrugën Chapel Street.
3.Shijojeni një pasdite kulturore duke shkuar në People’s History Museum,
4.Drekoni me qytetarët e Manchester-it, psh. në atë që quhet Italia e Vogël, ku bëhen pica të shijshme napolitane.
5.Vizitojeni bibliotekën John Rylands dhe shijojeni arkitekturën neo-gotike