Lajmet e fundit

Meshkujt duhet ta nisin familjen para moshës 35 vjeç, në mënyrë që të shmangin rreziqet që mund të prekin fëmijën e tyre, është bërë e ditur në një studim të ri.
Të dhënat pas analizimit të 40 milionë bebeve tregojnë se rreziku që të kishin komplikacione në lindje shfaqej që kur baballarët e tyre ishin në të 30-tat e tyre, e që rritej në mënyrë të dukshme deri në moshën 45-vjeçare.
Studimi i ri, i publikuar në British Medical Journal, tregon se të lindurit një bebe të shëndetshme varet nga të dy prindërit dhe mosha e babait kontribuon gjithashtu.
Sipas Michael Eisenberg, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Stanford, një moment që babai mbush 35 vjeç, ekziston mundësia, ndonëse jo shumë e madhe, që të ketë defekte në lindje.
Por ky rrezik rritet më shumë ndërkohë që meshkujt shkojnë në të 40-at dhe të 50-at. Kjo ndodh pasi çdo vit që kalon, meshkujt akumulojnë dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tyre.