Nëse e mbani telefonin tuaj iPhone në dorën e djathtë kur flisni me dikë, kjo mund t’ua shkatërrojë kualitetin e zërit për shkak se antena bëhet e paaftë të funksionojë.
Pajisjet e markës Apple radhiten në mesin e telefonave të mençur që kanë kualitetin më të dobët të zërit sipas një raporti të realizuar nga autoritetet e telekomunikacionit në Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë. Iphone 6s dhe 6s Plus, janë radhitur si telefonat me performancën më të dobët sa i përket kualitetit të zërit, shkruan The Tepegraph, transmeton Klan Kosova.
Sipas ekspertëve të këtyre shteteve, Apple ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme dhe këto po intensifikohen edhe më shumë me gjeneratat e reja të telefonave.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.