Lajmet e fundit

E diela e javës së 15-të në Serie A do të do të jetë gjithmonë e veçantë për Arlind Ajetin, pasi ai do ta kujton si momentin që preku për herë të parë Serinë A, megjithëse nuk luajti asnjë minutë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ishte në stol në humbjen 0:2 të Frosinons ndaj Chievos. Trajneri Roberto Stelone vendosi që të mos i shfrytëzoi aftësitë e shqiptarit në këtë takim, duke pësuar dy gola në minutat e fundit. Derisa Ajeti mori këtë javë dokumentet e transferimit.
Humbja ndoshta do ta bind trajnerin Stelone që të bëjë ndryshime në fazën defensive.
23 vjeçari duhet të presë edhe pak që të bëjë debutimin e tij, teksa kjo gjë pritet të ndodh shpejt duke parë mbrojtjen aktuale të Frosinones, shkruan GazetaOlle.
Skuadra e Arlind Ajetit, gjendet në pozitën e 18-të në tabelë me vetëm 14 pikë pas xhiros së 15 në Serie A.