Britney Spears së fundmi telefonoi policinë për një vjedhje.
Këngëtarja 39 vjeçare lajmëroi zyrtarët policorë se është kryer një vjedhje në shtëpinë e saj javën e kaluar, sipas Page Six, të enjten, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo telefonoi dhe donte të raportonte një lloj vjedhjeje. Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata thanë se Spears vendosi të mos paraqiste asnjë raport më. Dhe kështu, policia u largua”, tha kapiteni Eric Buschow.
Nuk ka të dhëna zyrtare se çfarë dyshohet se ishte vjedhur nga shtëpia e saj dhe nga kush, për shkak se ajo nuk ka treguar asgjë më shumë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.