Lajmet e fundit

Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate.
Në pjesën e intervistës kryesore, me Molliqajn do të diskutohet për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, konkretisht për manipulimin masiv të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për arrestimet që ndodhën sot lidhur me këtë manipulim.
Gjithashtu, me kreun e PSD-së do të diskutohet edhe për rezultatin që prodhuan këto zgjedhje, çështjen e presidentit, pikëpamjet e PSD-së karshi këtyre zhvillimeve, si dhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja.