Lajmet e fundit

Socialistët pritet të zgjedhin sot emrin që do të propozojnë për president të ri të Republikës së Shqipërisë.
Klan News mëson se deri më tani janë përzgjedhur 10 emra potencialë, por vetëm një prej tyre do të zgjidhet nga kryesia e socialistëve.
Pritet që kryesocialisti Rama të bëjë publik emrin e zgjedhur pas mbledhjes në selinë rozë.
Ndërkohë, një ditë më pas do të zhvillohet raundi i katërt i votimeve, ku pritet të ketë një emër për kreun e ri të shtetit shqiptar.
Më shumë detaje, ndiqni raportin e gazetares shqiptare, Klesiana Omeri dhënë në Info Magazine.