Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.
Madje kjo e fundit, për ministrin e punëve të brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë, raporton Klan Kosova.
Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij.
Kësisoj, prokurori njofton se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale.
Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit.
Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 16 tetor të këtij viti, ndërkaq hetimet kishin nisur pasi në dorë të prokurorit, Dorjan Juniku ranë videot e deklarimeve. /Klankosova.tv
Kronikë e përgatitur nga Altiana Zogaj.
https://www.youtube.com/watch?v=TzwvSPo6FUE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.