Lajmet e fundit

Policia ka bërë tashmë një arrestim, pasi një burrë u përpoq për të shitur një fëmijë në një qendër tregtare.
Është raportuar se një njeri u pa me një fëmijë dhe një karrocë pranjë Barton Avenue në Mançester ku me sa duket ai deshi ta shesë këtë fëmijë që kishte me vete.
Sipas Metro.co.uk, zyrtarët e kanë arrestuar një njeri 28-vjeçar të dyshuar, transmeton Klan Kosova.
Ai mbetet në paraburgim policor për t'u pyetur më shumë në lidhje me rastin.
Fatmirësisht, vajza tre-muajsh është e sigurt dhe mirë.
Detektiv Liam Boden tha: "Ne do të duam të falënderojmë anëtarët e publikut dhe mediat për ndihmën e tyre”.
"Ne kemi arrestuar një njeri nën dyshimin e neglizhimit të fëmijëve dhe do të jetë në pyetje në lidhje me incidentin”.
Disa njerëz nga një lokal kishin treguar se ky njeri filloi të bërtiste duke pyetur nëse dikush dëshiron të blejë fëmijën për 1000 funte./Metro.co,uk